Site icon Telegrafi

Ancelotti në histori, trajneri i parë që fiton titullin e ligës në katër nga pesë ligat e mëdha evropiane

Carlo Ancelotti ka shkruar përfundimisht emrin e tij me shkronja të arta në histori të futbollit evropian.

Trajneri italian po vazhdon me titujt e fituar në nivel shtetëror dhe evropian.

Lexo po ashtu L'Equipe publikon listën e 50 trajnerëve më të mirë në botë (Foto)

Pas fitimin të titullin kampion në Bundesliga, Ancelotti është bërë trajneri i parë që fiton titullin e ligës në katër nga pesë ligat e mëdha evropiane, shkruan Telegrafi.

Ancelotti ka arritur të fitoj Serie A, Ligën Premier, Ligue 1 dhe tani së fundmi Bundesligan.

Italiani ka fituar kampionatin italian në sezonin 2003/04 me Milanin, Ligën Premier me Chelsean në sezonin 2009/10, kampionatin francez me PSG në sezonin 2012/13 dhe tani kampionatin gjerman me Bayern Munichun në sezonin 2016/17.

Lexo po ashtu Bayerni 'demolon' Wolfsburgun, fiton titullin e pestë radhazi në Bundesliga (Video)

Përveç kësaj, Ancelotti ka arritur të fitoj edhe tri Liga të Kampionëve, dy me Milanin dhe një me Real Madridit, teksa ka fituar edhe Kupa të Ligës e tituj tjerë kontinental e ndër-kontinental. /Telegrafi/

Exit mobile version