Telegrafi

Ancelotti i kundërpërgjigjet Guadiolas për mbrojtësin Kimmich

Carlo Ancelotti insiston se nuk ka asnjë shans që Joshua Kimmich do të largohet nga Bayern Munichu për të kaluar te Manchester City.

Raportet e djeshme kanë pohuar se trajneri spanjoll, Pep Guardiola është i prirur për të sjellë 21-vjeçarin gjerman në Etihad Stadium këtë verë.

Kimmich u transferua nga trajneri spanjoll nga RB Leipzig dhe ka impresionuar në sezonin e tij debutues në Bundesligë.

Mesfushori, i cili luan edhe disa pozita në mbrojtje ishte një nga lojtarët e shquar të Gjermanisë në Euro 2016, edhe pse ai ishte duke luajtur nga pozicioni në pozitën e mbrojtësit të djathtë, por Ancelotti insiston se nuk ka asnjë mundësi për një largim nga Bayern.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

“Kimmich është lojtari ynë, ai është shumë i rëndësishëm për ne. Ai do të qëndrojë me ne 100 për qind”, ka thënë trajneri italian. /Telegrafi/