Telegrafi

Ancelotti krahason treshen Modric-Casemiro-Kroos me trekëndëshin e Bermudës

Real Madridi e përfundoi sezonin e tij para-sezonal me një fitore 2-0 kundër Juventusit sot (e diel) në mëngjes dhe Carlo Ancelotti pas ndeshjes pas lavdëruar treshen e tij të mesfushës.

Real Madridi fitoi ndaj Juventusit me nga një gol në secilën pjesë, ku Karim Benzema shënoi në pjesën e parë dhe Marco Asensio në të dytën.

Megjithatë, trajneri italian i Los Blancos shfrytëzoi konferencën pas ndeshjes për të lavdëruar treshen e tij të mesfushës me Luka Modric, Casemiro dhe Toni Kroos.

Lexo po ashtu Real Madridi fiton pa vështirësi super ndeshjen ndaj Juventusit

Përgjigja e tij ishte interesante pasi fillimisht Ancelotti u pyet në lidhje me mesfushën e re të përbërë nga Aurelien Tchouameni, Eduardo Camavinga dhe Dani Ceballos.

“Më pëlqejnë të dyja, klasikët dhe ‘rock and roll-i’. Unë i quaj trekëndëshi i Bermudës, Casemiron, Kroosin dhe Modricin sepse topi zhduket atje”, ka thënë Ancelotti.

Ndryshe, treshja e njohur e mesfushës së Real Madridit ka fituar çdo trofe të mundshëm dhe kanë qenë thuajse vendimtar në sukseset e Los Blancos në dekadën e fundit. /Telegrafi/