Ndihmës trajneri i Evertonit, Davide Ancelotti shpjegon se cilën aftësi të veçantë Dominic Calvert-Lewin e ka me sulmuesin e Juventusit, Cristiano Ronaldo.
Sulmuesi anglez ka 14 gola në 16 paraqitje me Toffees deri më tani këtë sezon.
“Ai është një lojtar i veçantë,” ka thënë djali Carlo Ancelotti në një intervistë për TalkSport.
“Ndeshje në ndeshje mund të shihni përmirësimin e tij dhe se si ai është në gjendje të bëjë ndryshimin në këtë kampionat. Nuk është e lehtë të bësh ndryshimin.
“Sidomos nga pikëpamja fizike, është e vështirë të shohësh një lojtar në këtë kampionat që është më i mirë se të tjerët sepse niveli është me të vërtetë i lartë”.
“Sigurisht, ai është në fillim të rrugës së tij. Por, siç thashë, lojë pas loje, unë po shoh përmirësime të mëdha. Gjithashtu në stërvitje ai po punon shumë fort për t’u përmirësuar”.
“Aftësia e veçantë që ai ka, që kanë të gjithë talentet e mëdhenj, është se ai e njeh mirë trupin e tij. Ai i njeh mirë ndjenjat e tij dhe kjo nuk është aq e zakonshme”.
“Për shembull, [Cristiano] Ronaldo ishte një lojtar si ky. Ai ishte në gjendje të kuptonte trupin e tij”, ka shtuar më tej Davide Ancelotti
Ronaldo ka 16 gola në 14 paraqitje në të gjitha garat me Juventusin deri më tani këtë sezon. /Telegrafi/