Carlo Ancelotti ka dhënë një përditësim për lojtarët e lënduar të Real Madridit përpara ndeshjes së tyre në La Liga kundër Osasunas.
Ai konfirmoi rikthimin e mbrojtësve kyç për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve.
” Rudiger dhe Alaba? Ata po përmirësohen. Ata do të jenë të disponueshëm për ndeshjen ndaj Man Cityt. Lucas Vazquez gjithashtu”, deklaroi Ancelotti.
Ai foli edhe për pozicionin e mbrojtësit të djathtë për ndeshjen ndaj Osasunas.
“RB nesër? Valverde do të vazhdojë në atë pozicion derisa të kthehet Lucas Vazquez”, potencoi më tej italiani.
Ancelotti theksoi rëndësinë e mbajtjes së performancës së tyre.
“Ne jemi të motivuar. Ne duam të vazhdojmë dhe të qëndrojmë në krye. Duhet të përsërisim atë që bëmë kundër Cityt”, deklaroi më tej trajneri i Real Madridit. /Telegrafi/