Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është i gatshëm të ringjallë interesimin e tij afatgjatë për anësorin sulmues të Manchester Cityt, Raheem Sterling.
Florentino e ka ndjekur Sterling që nga ditët e tij të para me Liverpoolin, duke besuar se reprezentuesi anglez mund të bëjë një ndikim të madh si një lojtar i Real Madridit brenda dhe jashtë fushës.
Sipas mediumit The Athletic, trajneri i ri i Realit, Carlo Ancelotti është gjithashtu një tifoz dhe dyshja kanë diskutuar lëvizjen për yllin e Anglisë këtë verë.
Sterling nuk është i sigurt për bisedimet rreth kontratës së re me Cityn dhe është i hapur për një sfidë të re.
Çdo lëvizje për lojtarin anglez do të duhej të paguheshin rreth 90 milionë euro nga Real Madridi, i cili mund të jetë një problem duke pasur parasysh interesin e Florentinos për yllin e PSG-së, Kylian Mbappe.
Sulmuesi anglez është lidhur edhe me një transferim befasues te rivalët e Arsenalit. /Telegrafi/