Telegrafi

Ancelotti i kërkon Perezit transferimin e Koulibalyt

Carlo Ancelotti dëshiron të ribashkohet me Kalidou Koulibalyn e Napolit.

Skuadra italiane ka bërë të ditur se mbrojtësi senegalez është në shitje dhe presin ofertën e duhur.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Spanjë, Ancelotti e njeh shumë mirë Koulibalyn dhe dëshiron ta ketë në planet e tij.

Lexo po ashtu Spalletti konfirmon se Koulibaly është në shitje, zbulohet edhe çmimi

Sergio Ramos dhe Raphael Varane u larguan në këtë verë nga Los Blancos, andaj kanë lënë hapësira të mëdha në fazën defanzive.

Napoli kërkon rreth 60 milionë euro për kartonin e Koulibalyt, e që kjo shumë nuk është edhe aq e lartë për ta.

Kështu, kontrata e mbrojtësit te Real Madridit mund të jetë trevjeçare, derisa së fundmi i ka mbushur 30 vite. /Telegrafi/