Telegrafi

Ancelotti kërkon Di Marian te Napoli

MIAMI GARDENS, FL - JULY 26: Angel Di Maria #11 of Paris Saint-Germain carries the ball during the International Champions Cup 2017 match against the Juventus at Hard Rock Stadium on July 26, 2017 in Miami Gardens, Florida. (Photo by Mike Ehrmann/Getty Images)

Carlo Ancelotti thuhet se dëshiron të sjellë në Napoli diamantin e Paris Saint-Germain.

Megjithatë, paga vjetore prej 10 milionë euro do të ishte një problem për transferimin e Angel di Marias.

Partenopeit po kërkojnë të që këtë sezon t’i japin fund dominimit disavjeçar të Juventusit dhe të fitojnë Scudetton.

Carlo Ancelotti (Getty Images)

Tani Corriere dello Sport po raporton se Carlo Ancelotti po këmbëngul që ta sjell në radhët e veta yllin argjentinas.

Theksojmë se dyshja ka punuar së bashku në Real Madrid, në një periudhë në të cilën 30-vjeçari luajti ndoshta futbollin më të mirë të karrierës.

Di Maria deri më tani ka pasur 87 paraqitje në të gjitha garat për parisienët gjersa ka shënuar 27 gola. /Telegrafi/