Real Madridi ka vuajtur një sërë problemesh me formën dhe lëndimet këtë fillim sezoni, duke i munguar shpesh lojtarët, ndër ta edhe Karim Benzema.
Një nga debatet e mëdha gjatë verës ishte nëse Los Blancos duhet të sillte një sulmues tjetër për të luajtur në rast të një dëmtimi të Benzema, pasi Mariano Diaz duket se nuk ka besimin e trajnerit Carlo Ancelottit.
Rodrygo Goes dhe Marco Asensio e kanë zëvendësuar francezin në raste të ndryshme, por asnjëri nuk ka bindur në pozitën e qendërsulmuesit.
Përpara ndeshjes së tyre me Girona, Ancelotti u pyet nëse Real Madrid po mendonte të hynte në treg për një opsion tjetër në janar.
“Ne nuk jemi të interesuar për afatin kalimtar të dimrit”, ka thënë fillimisht Ancelotti për gazetën Marca.
“Kjo skuadër është skuadra që do të kemi deri në fund të sezonit. Nuk do të ndryshojë”, përfundoi trajneri i Los Blancos.
Carlo Ancelotti on Real Madrid plans for January: “January signings? We’re not interested in winter signings”. 🚨⚪️ #RealMadrid
“The squad will remain the same for the rest of the season”. pic.twitter.com/lprOTqSzw8
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 29, 2022
Ngjashëm me verën, Ancelotti duket shumë i prirur të mos prishë dinamikën e skuadrës. Tashmë në krahun e tij ka lojtarë, si Asensio, të cilët duan të luajnë më shpesh, por nuk mund ta bëjnë këtë.
Shpesh ai ka folur për atmosferën në zhveshtore si një nga pikat e forta të Real Madridit dhe shtimi i më shumë lojtarëve, duke kontribuar për më pak minuta në të gjithë tabelën, mund të prishë këtë ekuilibër. /Telegrafi/