Site icon Telegrafi

Ancelotti: Hamsik e dëshiron transferimin në Kinë, ne do t’ia japim këtë mundësi

Marek Hamsik - Carlo Ancelotti (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Carlo Ancelotti ka konfirmuar se Marek Hamsik është në negociata dhe dëshiron të ketë një përvojë tjetër në Kinë, kështu që Napoli është i prirur t’i japë atij atë mundësi.

Mesfushori 31-vjeçar tashmë ishte afër një transferimi gjatë afatit kalimtar të verës, por në fund mbeti në Stadio San Paolo.

Sipas raporteve, ai mund të nënshkruajë një kontratë gjatë 48 orëve të ardhshme me Dalian Yifang dhe jo me Guangzhou Evergrande.

Lexo po ashtu De Laurentiis: Refuzova ofertat e Interit, Milanit dhe Juventusit për Hamsikun

Sipas mediumit italian Sportitalia, Dalian Yifang kanë ofruar 25 milionë euro për të blerë reprezentuesin e Sllovakisë.

Hamsik duke u përshëndetur pas ndeshjes me Fabio Quagliarellan (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

“Ka negociata vazhdimisht, ne duhet ta vlerësojmë së bashku me lojtarin”, konfirmoi Ancelotti për Sky Sport Italia.

“Klubi ka respekt të madh për këtë lojtar, pasi shkroi historinë me Napolin, por nëse dëshiron të ketë një tjetër përvojë, ne synojmë ta bëjmë atë të lumtur”.

Lexo po ashtu Hamsik bëhet përfundimisht legjendë e Napolit, thyen rekordin e Maradonës dhe bëhet golashënuesi më i madh në histori të klubit

“Ka bisedime. Nuk po fsheh asgjë. Sa i përket klubit dhe unë, nëse lojtari dëshiron të provojë këtë përvojë të re, ne jemi të prirur për t’i dhënë atij atë që dëshiron”, përfundoi italiani.

Hamsik ka qenë në Napoli që nga korriku i vitit 2007 dhe mban rekordin e të gjitha kohërave të paraqitjeve për këtë klub, pasi sonte ishte loja e tij e 520-të dhe ndoshta e fundit me 121 gola të shënuara. /Telegrafi/

Exit mobile version