Telegrafi

Ancelotti: Guardiola është gjeni i futbollit

Carlo Ancelotti e ka vlerësuar lartë Pep Guardiolan dhe taktikat e tij.

Evertoni dhe Manchester City do të përballen më 1 janar, e që Citizens do të kërkojnë fitore për t’i mbajtur gjallë shpresat për titull.

Italiani ka thënë për spanjollin se është një gjeni i futbollit dhe se i vlerëson lartë taktikat e tij.

“Pep është trajner fantastik. Kam marrëdhënie të mira me të. Jo shumë në ndeshje, por ne e takojmë njëri-tjetrin në konferenca nganjëherë. Kemi shumë respekt për njëri-tjetrin”, ka thënë Ancelotti.

Lexo po ashtu Ancelotti e nis me fitore te Evertoni, mposht Burnleyn për tu ngjitur në renditje

“Në raste të caktuara, ai është gjeni sepse gjithmonë përpiqet të bëjë diçka të veçantë në fushë”.

City ia doli ta largojë një pjesë të presionit pas fitores 2:0 ndaj Sheffield United të dielën, por i duhet ta vazhdojë ecurinë pozitive me fitore tjetër kundër Evertonit në formë të mërkurën. /Telegrafi/