Carlo Ancelotti e ka vlerësuar lartë Pep Guardiolan dhe taktikat e tij.
Evertoni dhe Manchester City do të përballen më 1 janar, e që Citizens do të kërkojnë fitore për t’i mbajtur gjallë shpresat për titull.
Italiani ka thënë për spanjollin se është një gjeni i futbollit dhe se i vlerëson lartë taktikat e tij.
“Pep është trajner fantastik. Kam marrëdhënie të mira me të. Jo shumë në ndeshje, por ne e takojmë njëri-tjetrin në konferenca nganjëherë. Kemi shumë respekt për njëri-tjetrin”, ka thënë Ancelotti.
“Në raste të caktuara, ai është gjeni sepse gjithmonë përpiqet të bëjë diçka të veçantë në fushë”.
City ia doli ta largojë një pjesë të presionit pas fitores 2:0 ndaj Sheffield United të dielën, por i duhet ta vazhdojë ecurinë pozitive me fitore tjetër kundër Evertonit në formë të mërkurën. /Telegrafi/