Telegrafi

Ancelotti flet për të gjitha: Varësia nga Benzema, ndeshja e dytë me Chelsean dhe rikthimi te Real Madridi

Carlo Ancelotti ka pranuar se Real Madridi është shumë i varur nga Karim Benzema, i cili ka shënuar dy hat-trick në dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve.

Trajneri italian beson se varësia nga një lojtar i kalibrit të sulmuesi francez është një bekim për “Los Blancos”, të cilët janë favoritë të mëdhenj për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi mposhtën Chelsean 3-1 në ndeshjen e parë të çerekfinales.

“Ne jemi të varur nga Benzema”, ka deklaruar Ancelotti gjatë konferencës për shtyp të së hënës para ndeshjes përpara ndeshjes së së martës me The Blues.

“Kështu është, nuk do ta mohojmë. Dhe jam shumë i lumtur që jemi të varur nga Karimi. Është një realitet dhe është një gjë e mirë”.

“Karim është një sulmues modern dhe bën atë që kërkohet nga sulmuesit. Gjithçka, duke përfshirë punën në mbrojtje. Ai është përfaqësimi i përsosur i asaj që një qendërsulmues duhet të jetë në futbollin e sotëm”.

Ancelotti theksoi se ai nuk do të largohej nga Everton për ndonjë ekip tjetër verën e kaluar, por ai përfundimisht vendosi të ndahej me “Toffees” pasi Real Madridi trokiti në derën e tij.

“Real Madridi ishte i vetmi ekip të cilit nuk mund t’i thosha jo”, shtoi Ancelotti.

Lexo po ashtu Tuchel e konsideron të pamundur kalimin e Chelseat në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

“Nëse dikush tjetër do të kishte ardhur, do të kisha qëndruar në Everton. Unë isha shumë mirë atje. Nëse Madridi është i lumtur në fund të sezonit, mendoj se do të vazhdoj të jem i lumtur, siç jam tani”.

Trajneri i Real Madrid u pyet nëse do të dëshironte të ishte trajner i kombëtares italiane dhe ai zbuloi se mund të kishte marrë drejtimin e skuadrës në vitin 2018.

“Ndonjëherë kam menduar të shkoj në një ekip kombëtar, por më pëlqen jeta e përditshme jeta në një klub”.

“Kam mundur të shkoj në Itali në vitin 2018. Derisa ta ndryshoj këtë mentalitet, nuk do të shkoj në një kombëtare.

“Nuk më pëlqen të punoj tre herë në vit. Nëse mërzitem nga ajo dëshirë e përditshme, do të ndalem. Sigurisht që ishte një përvojë e shkëlqyer të isha pjesë e stafit stërvitor në Botërorin e 1994”, ka potencuar më tej italiani. /Telegrafi/