Trajneri i Napoli, Carlo Ancelotti, beson se konkurrenca e ligës është rritur, ndërsa skuadra e tij dhe Interi duken si sfidues të Juventusit në garë për titull.
Bardhezinjtë kryesojnë Serie A me gjashtë pikë më shumë se Interi dhe Napoli, por sipas Ancelottit tani gara është më fortë në ligë.
“Ka disa ekipe që synojnë të afrohen më shumë me Juventusin”, ka thënë fillimisht Ancelotti në konferencën e tij për shtyp përpara ndeshjes Empoli.
“Interi ka pasur një qëndrim pozitiv, ata janë më afër, sikurse ne dhe se nuk mund të bëjmë asgjë, por të rrisim konkurrencën e ligës”.
“Milan po afrohet, sipas parashikimeve fillestare. Sa më shumë konkurrencë ka, aq më e ulët është kuota e Scudettos”.
“Nuk mendoj se përgjegjësia peshon në skuadër, ata tashmë e kanë ndjerë dhe duan të luftojnë deri në fund”.
“Ne mund të bëjmë vlerësimet e para pas gjysmës së parë të sezonit. Lista e ndeshjeve ka qenë e vështirë për ne deri tani, por pastaj asgjë nuk është e sigurt për shkak se ekipet më të vogla kanë marrë pikë”.
“Spal fitoi në Romë, Parma mundi Interin në Milano – çdo ekip mund t’ju shkaktojë probleme”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/