Telegrafi

“Ancelotti më erdhi në shtëpi dhe qëndroi dy orë me familjen time në drekë” – Rudiger thotë se askush nuk i afrohet mënyrës sesi ai i trajton lojtarët

Carlo Ancelotti përveç aftësisë në fushë si trajner, ai njihet edhe për mirësitë e tij jashtë fushës dhe këtë e ka zbuluar edhe blerja e fundit e Real Madridit, Antonio Rudiger.

Ancelotti e solli mbrojtësin te gjiganti spanjoll si transferim i lirë nga Chelsea përpara këtij sezoni, me italianin që kërkon të mbrojtën.

Rudiger ka bërë nëntë paraqitje për Real Madridin, pasi Ancelotti po e fut dal nga ndal në 11-shen fillestare.

Sidoqoftë, përshtypja më e madhe gjermanit për Ancelottin, ka qenë ana e tij njerëzore.

Pas transferimit në Real Madrid, Rudiger ka zbuluar se Ancelotti e befasoi atë dhe familjen e tij duke u paraqitur në shtëpinë e tyre pa paralajmërim përpara se të shijonte një drekë dhe të njihte lojtarin edhe jashtë futbollit. Një situatë e këndshme që 29-vjeçari nuk e ka përjetuar kurrë më parë.

“Isha në shtëpinë tonë të re në Madrid për vetëm disa orë me familjen time. Ne po bënim një skarë dhe papritur ra zilja”.

“Unë hapa derën dhe Ancelotti ishte aty! Uau! Ai u ul me ne, hëngri drekë me ne dhe takoi familjen time, ai është një njeri shumë miqësor dhe i hapur. Ai qëndroi me ne për dy orë, biseduam për gjithçka”.

“Do të jem i sinqertë, nuk kisha përjetuar kurrë diçka të tillë me trajnerë të tjerë. Pas vetëm këtyre muajve të parë, më duhet të them se askush nuk i afrohet Ancelottit kur bëhet fjalë për mënyrën sesi ai i trajton lojtarët”.

“Ai është një legjendë si trajner, mblodhi trofe të Ligës së Kampionëve që kur unë isha vetëm fëmijë. Të punosh me të çdo ditë në klubin më të madh në botë është thjesht e mrekullueshme”, ka thënë Ancelotti. /Telegrafi/