Site icon Telegrafi

Ancelotti e pranon publikisht se dëshiron transferimin e James

Carlo Ancelotti. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

James Rodriguez është duke pritur largimin nga Real Madridi.

Pas huazimit dy vjeçar në Bayern Munich, James Rodriguez tani po kërkon të largohet përsëri nga Real Madridi.

Napoli dhe Atletico Madrid janë dy skuadrat që po insistojnë për transferimin e kolumbianit.

E për transferimin e mundshëm të tij ka folur edhe trajneri italian Carlo Ancelotti.

“Nuk jemi optimistë për transferimin e James, por as pesimistë. Ne kërkojmë ta marrim dhe Reali kërkon ta shesë, kështu që diskutimet vazhdojnë, por të shohim se si do të finalizohen”, tha Ancelotti.

Real Madrid është gati ta lë të lirë të largohet James nëse vije një ofertë rreth 45 milionë euro.

Kujtojmë që Ancelotti e kishte kolumbianin në urdhrat e tij edhe në Real Madrid por edhe në Bayern Munich. /Telegrafi/

Exit mobile version