Telegrafi

Ancelotti e ftoi Luizin te Real Madridi, e donte si pasues të Ramosit dhe Varanes

Transferimi i ri i Flamengos, David Luiz thuhet se u kërkuar nga Real Madridi, pasi u lirua nga Arsenali këtë verë.

Sipas mediumit Globo Esporte, trajneri i Realit, Carlo Ancelotti e telefonoi Luizin, i cili do të kishte qenë në dispozicion si lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Arsenalin përfundoi.

Trajneri italian thuhet se e donte Luizin si pasues të Sergio Ramosit dhe Raphael Varanes, të cilët u larguan këtë verë nga Santiago Bernabeu.

Megjithatë, një transferim nuk u materializua dhe mbrojtësi brazilian thuhet se ka nënshkruar me Flamengon.

Ancelotti dhe Luiz më parë kanë punuar së bashku te Chelsea gjatë gjysmës së dytë të sezonit 2010-11 pasi braziliani nënshkroi nga Benfica për 21.3 milionë funte në afatin e janarit.

Sidoqoftë, përpjekjet e Ancelottit për të transferuar 34-vjeçarin dështuan sepse Reali tashmë kishte përmbushur kuotën e tyre të lojtarëve ‘jo-BE’ në skuadër.

Bashkatdhetarët brazilianë të Luizit, Eder Militao, Vinicius Junior dhe Rodrygo janë emrat që gjenden në listën e lojtarëve jo-evropian të Realit. /Telegrafi/