Telegrafi

Ancelotti e dëshiron yllin e Milanit

Mbrojtësi italian, Matteo De Sciglio mund ta braktisë Milanin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Paraqitjet e mira këtë edicion, kanë bërë që për De Sciglion të ketë shumë oferta të rëndësishme.

Së fundmi në garë për transferimin e tij është futur edhe gjiganti gjerman, Bayern Munich.

Është trajneri italian Carlo Ancelotti që ka kërkuar transferimin e De Sciglios në ‘Allianz Arena’.

24-vjeçari ka rigjetur formën e mirë pas problemeve në vitin e kaluar.

Gjithsesi vështirë se Milani do të heqë dorë, por Bayern është duke bërë gati një ofertë prej 20 milionë eurove. /Telegrafi/