Trajneri i Bayern Munich, Carlo Ancelotti, ka folur për sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybalan, ku beson që kjo skuadër me të do ta bëjë historinë.
Ai ka vetëm fjalë të mira për Dybalan, por edhe për Miralem Pjanicin.
“Dybala më të vërtet është një sulmues modern. Ai do ta bëjë historinë e klubit të Juventusit në dhjetë vitet e ardhshme”.
“Verratti? Shumë agjentë bëjnë truke për të rritur çmimet. Jemi duke e planifikuar të ardhmen, por të marrë lojtar nga PSG është shumë e vështirë dhe e pamë si përfundoi me Blaise Matuidin” .
“Juve tani e ka Pjanicin, dhe nuk besoj që iu duhet një lojtar si Verratti. Ata kanë aftësi të ndryshime por mund të luajnë në të njëjtin pozicion”.
“Kritikat ndaj Pjanic janë jo reale. Është e vështirë të përshtatesh me një klub të ri, duhet kohë. Si lojtar nuk diskutohen kualitetet që ka Miralem”.
“A është sikurse Pirlo? Miralem është shumë i fortë, por Andrea një i llojit të tij. Nuk është e drejtë t;i krahasojmë ata”, ka thënë Ancelotti. /Telegrafi/