Bayern Munich dhe Real Madrid janë në garë për mesfushorin e ri nga Lukemburgu, Vincent Thill.
Sipas L’Equipe, Bayern do të provojë që në janar të ofrojë djaloshin 16 vjeçar.
Ata vetëm se kanë bërë një ofertë në vlerë 6 milionë euro.
Aktualisht djaloshi luan te Metz, aty ku më 21 shtatorin e kaluar ai u bë futbollisti i parë i lindur në vitin 2000 (4 shkurt 2000, në Luksemburg), i cili debuton në një nga pesë ligat më të mëdha të kontinentit.
Thill madje edhe ka dhënë gol me fanellën e kombëtares në ndeshje me Nigerinë në maj.
Por Bayerni do ta ketë të vështirë, pasi për të në garë është edhe Real Madridi.
Është agjenti i lojtarit që e ka konfirmuar këtë. “Po, Vincent Thill është ën agjendën e Real Madridi. E konfirmoj. Zidane ka një raport për të mbi tavolinë”.
Por ajo që mund ta bllokojë Real Madridin është ndalimi i transferimit të lojtarëve deri në vitin 2017. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=tSeiJ9OxXZ0