Telegrafi

Ancelotti dëshiron rikthimin e Mayoralit te Real Madridi

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti e sheh ish-sulmuesin e Romës, Borja Mayoral, si pjesë të planeve të tij për sezonin e ardhshëm.

Spanjolli kaloi 18 muaj në Stadio Olimpico nga tetori 2020 deri në janar 2022, por më pas u transferua në skuadrën e La Ligas, Getafe, në formë huazimi.

Megjithatë, me Luka Jovic që duket se do t’i bashkohet Fiorentinës, gazeta AS raporton se Ancelotti dëshiron Mayoral në Madrid sezonin e ardhshëm si një rezervist për francezin Karim Benzema.

Jovic e kishte atë rol sezonin e kaluar, por bëri vetëm 15 paraqitje në La Liga dhe pritet të përfundojë një lëvizje te klubi Viola, të cilët janë ende në kërkim të një zëvendësuesi të Dusan Vlahovic.

 

Mayoral bëri debutimin e tij në Real Madrid në vitin 2015, por kaloi kohë në skuadrën e Bundesligës, Wolfsburg, dhe më pas në Levante të Spanjës përpara se të transferohej te Roma.

Në Stadio Olimpico, ai bëri 56 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 18 gola.

Megjithatë, ai nuk arriti të siguronte një vend titulluari pas ardhjes së Tammy Abraham verën e kaluar dhe u transferua te Getafe në huazim në janar, ku ai ka shënuar gjashtë gola në 18 paraqitje. /Telegrafi/