Telegrafi

Ancelotti dëshiron transferimin e Calvert-Lewin në Real Madrid

Carlo Ancelotti javë më parë është zyrtarizuar si trajner i ri i gjigantit spanjoll Real Madrid.

Trajneri italian ishte nën kontratë me Evertonin, por nuk mundi ta refuzoj Real Madridin dhe pranoi rikthimin në Santiago Bernabeu.

Gjithsesi nga Evertoni në Madrid, Ancelotti synon që ta marrë me vete edhe sulmuesin anglez Dominic Calvert Lewin.

24-vjeçari ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm në Ligën Premier, ku shënoi 16 gola dhe bëri dy asistime.

Los Blancos pritet t’i shesin sulmuesit si Mariano Diaz dhe Luka Jovic, derisa do t’i bëhej vendi sulmuesit anglez.

Gjithsesi Lewin nuk do ta ketë të sigurt vendin e titullarit, pasi për atë pozitë duhet të garojë me Karim Benzeman.

The Sun ka raportuar se Los Blancos janë gati të dërgojnë ofertë prej 50 milionë funteve në drejtim të Evertonit për sulmuesin.

Vet lojtari do të ishte i lumtur të luante përsëri nën urdhrat e Carlo Ancelottit, por tani në një klub shumë herë më të madh se Evertoni. /Telegrafi/