Telegrafi

Ancelotti: Coman i rrallë, Pogban e Verattin nuk i kërkova

Carlo Ancelotti ka thënë se Kingsley Coman është talent i rrallë, dhe se nuk e ka kërkuar as Paul Pogban e as Marco Verrattin.

Ai ka dhënë një intervistë për L’Equipe ku ka folur për këta talentë.

“Flas me Comanin në italisht pasi ai ka luajtur te Juventusi. Ai është rritur shumë. E kam futur në lojë fillimisht te PSG dhe më kishte impresionuar”.

“Është e rrallë të gjesh lojtar aq të mirë në këtë moshë. Ai duhet të përmirësohet në lëvizjet pa top”.

Lexo po ashtu Ancelotti po vë rekorde me Bayernin

“A e kërkuar Pogban këtë verë? Jo, pasi ishte e pamundur. Po ashtu ne kemi një mesfushë me lojtarë të mëdhenj”.

“Kur ishit në Real? Jo, as atje. Pogba është lojtar i madh, por nuk kërkoja lojtar të profilit të tij.

Lexo po ashtu Ancelotti tregon dallimin mes Bundesligës dhe Serie A

“Verratti? Ai është një lojtar madhështor. Sa herë që e shoh ai më befason. Ai më bëri nervoz shumë, por është unik dhe ka të ardhme të madhe”.

“Ai ka vazhduar kontratë deri në vitin 2022? Uaa! Është normale, lojtarët e mirë luajnë në skuadra të mira”, ka thënë Ancelotti. /Telegrafi/