Site icon Telegrafi

Ancelotti beson se Real Madrid është ‘më i dobët’ tani krahasuar me sezonin e kaluar

Carlo Ancelotti beson fort se skuadra që ka tani është më e dobët se ajo që kishte sezonin e kaluar.

Real Madridi lejoi lojtarët kryesorë si kapiteni i tyre Karim Benzema dhe Marco Asensio të largoheshin si lojtarë të lirë, ndërsa Eden Hazard dhe Mariano Diaz gjithashtu u larguan falas.

Los Blancos u përgjigj duke nënshkruar me Jude Bellingham, i cili ka shënuar katër gola në tre ndeshje dhe u shpall lojtari më i mirë i La Ligës në gusht. Të tjerë si Arda Guler dhe Joselu erdhën gjithashtu për të forcuar sulmin.

Megjithatë, ka një shqetësim rreth skuadrës pasi Real Madridi nuk nënshkroi një sulmues të fuqishëm me karizmën dhe aftësinë drejtuese të Benzemas.

Lexo po ashtu Kthimi në 4-3-3 dhe një ndryshim tjetër: Si mund të rreshtohet Real Madridi pa Vinicius Jr?

Real Madridi nuk bëri përpjekje për të nënshkruar me Harry Kane, i cili përfundimisht shkoi te Bayern Munich dhe që atëherë ka shënuar gola për argëtim.

Los Blancos thuhet se po durojnë për Kylian Mbappe, por është pothuajse e mirëqenë që francezi nuk do të arrijë këtë verë.

Për të komplikuar sfidën, Vinicus Jr mori një lëndim muskulor javën e kaluar dhe do të mungojë për gati dy muaj. /Telegrafi/

Exit mobile version