Telegrafi

Ancelotti: Bayerni nuk ka nevojë për Chichariton

Trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti, nuk beson se skuadra e tij ka nevojë për përforcime të reja para sezonit 2016/2017.

Strategu italian ka qenë trajner i Javier ‘Chicharito’ Hernandezit te Real Madridi dhe ka pasur spekulime se e dëshiron në Allianz Arena.

Lexo po ashtu Alonso këshillon Ancelottin për transferime

“Kam shumë dashuri për Chichariton. Ai është një profesionist shumë serioz dhe kam pasur raporte të mira me të te Real Madridi”.

“Tash është te Bayer Leverkuseni, ai do të jetë një kundërshtar shumë i fortë, një kundërshtar i tillë si është”.

Të gjitha lajmet rreth TRANSFERIMEVE

“Ashtu siç kam thënë, skuadra është e mirë kështu si është dhe ne do të japim maksimumin”, ka deklaruar Ancelotti. /Telegrafi/