Site icon Telegrafi

Ancelotti: Atmosfera rreth Vinicius Jr është përmirësuar

Real Madridi  e ka nisur rehat sezonin, duke shënuar dy fitore në udhëtim ndaj Athletic Bilbao dhe Almeria, por një nga gjërat që ka rënë në sy në të dyja fitoret është mungesa krahasuese e agresionit në krahasim me sezonin e kaluar.

Vinicius Junior u abuzua vazhdimisht në mënyrë racore sezonin e kaluar në ndeshjet jashtë shtëpisë, dhe kur nuk ishte, u bë në qendër të vëmendjes si për tifozët ashtu edhe për lojtarët pasi këta të fundit përpiqeshin ta rrëzonin atë.

Duke folur për Radio TV Serie A, menaxheri i Real Madridit, Carlo Ancelotti u pyet për racizmin në Spanjë dhe aty ndërlidhi situatën e yllit brazilian.

Lexo po ashtu La Liga me rregullore të re kundër racizmit - pas skenave të shëmtuara ndaj Viniciusit

“Nuk mund të jetosh me këtë problem, duhet të përpiqesh ta eliminosh. Më duhet të them se në ndeshjet e para që luajtëm, atmosfera rreth Vinicius Jr u përmirësua dhe nuk pati asnjë lloj fyerjeje”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

Ai vuri në dukje se rregullat rreth racizmit kanë ndryshuar gjithashtu.

“Shpresojmë që të mos ndodhë, por ka rregulla që lejojnë gjyqtarin të ndalojë ndeshjen. Ajo që bëj me të në ato raste është t’i tregoj mbështetje në momente që janë shumë të trishtueshme për të gjithë”, përfundoi italiani.

Lexo po ashtu Vinicius me shkrim sa goditës aq edhe prekës pas incidentit me tifozët e Valencias

Abuzimi racor arriti kulmin në Mestalla sezonin e kaluar, kur Vinicius Jr pati konflikte verbale me tifozët në shkallët e stadiumit.

Nuk është çudi që Ancelotti përmend rregullat, pasi një nga gjërat që u kritikua sezonin e kaluar ishte mungesa e mbrojtjes nga zyrtarët dhe La Liga përballë abuzimeve. /Telegrafi/

Exit mobile version