Pothuajse nuk ka kaluar asnjë xhiro që gjyqtarët italian të jenë në qendër të vëmendjes së kritikave.
Pavarësisht VAR-it, vendime të diskutueshme theksohen në derbit më të mëdhenj italian dhe kështu ishte në ndeshjen midis Napolit dhe Juventusit në San Paolo.
Zonja e vjetër tani ka 16 pikë më shumë dhe mund të themi se do të fitojë Scudetton për herë të tetë me radhë.
Bonucci e Bernardeschi si scontrano, Rocchi è a due passi, punizione contro il Napoli pic.twitter.com/hlWC2aWRWp
— Tancredi Palmeri (@tancredipalmeri) March 3, 2019
Megjithatë, kartoni i kuq në të 25 minutë për Alexa Meretan ngriti shumë pluhur në Apene. Cristiano Ronaldo arriti i pari te topi, por portieri e ndali lojtarin jashtë zonës së rreptësisë dhe gjyqtari Rocchi vrapoi dhe menjëherë, pa menduar dy herë, i tregoi kartonin e kuq gardienit napolitan.
“Është një vendim shumë i diskutueshëm i gjyqtarit dhe jam i sigurt se portieri nuk e ka prekur Ronaldon”.
Gjyqtari nuk e ka shikuar VAR-in si duhej. Çdo gjë tjetër do të ishte ndryshe në qoftë se do të qëndronim me 11 lojtarë. Edhe kur mbetëm me dhjetë futbollistë, ne shfaqëm lojë të mirë dhe është për të ardhur keq që këto situata përsëriten nga viti në vit “, ka thënë trajneri Napolit, Carlo Ancelotti.
Ndryshe, Juventusi shënoj fitore me rezutlat 2:1, ani pse në minutat e fundit napolitanët kishin një rast ideal për të barazuar rezultatin, por Lorenzo Insigne shpërdoroi një penalti. /Telegrafi/