Faqja zyrtare e UEFA-s ka shfaqur disa statistika interesante të anatomisë së skuadrave të Kampionatit Evropian që mbahet këtë muaj në Francë.
Sipas statistikave, skuadra kombëtare shqiptare është një ndër skuadra me gjatësinë më të shkurtër në kampionat.
Kombëtarja kuqezi qëndron në vendin e tretë nga fundi sa i përket mesatares së gjatësisë – me një mesatare prej 1.82 metra, ndërsa skuadra më e gjatë në evropian është ajo e Suedisë me një mesatare prej 1.86 metra gjatësi.
Edhe sa i përket peshës mesatare të futbollistëve të skuadrave, Shqipëria qëndron në pesë vendet e fundit. Për dallim nga vendi i parq që “peshon më shumë” – Gjermania me 80.30 kilogramë, skuadra e trajnerit, Gianni De Biasit peshon mesatarisht 75.65 kilogramë.
Futbollistët më të shkurtër të këtij kampionati janë: Lorenzo Insigne(1.63) – Itali, Jamie Vardy (1.65) – Irlandë e Veriut dhe Pedro (1.67) – Spanjë.
Ndërsa, lojtarët më të gjatë të këtij Kampionati Evropian janë: Costel Pantilimon (2.03) – Rumani, Fraser Foster (2.01) – Angli dhe Lavro Kalinic (2.01) – Kroaci.
Në anën tjetër, skuadra rivale e Shqipërisë në grupin A, Zvicra, qëndron e para në besimin që i ka dhënë të rinjve. Ajo është skuadra me më së shumti adoleshentë në Euro 2016, me gjithsej 3 futbollistë adoleshentë.
Sipas UEFA-s, skuadra më e re është Anglia, ndërsa më e vjetra është Republika e Irlandës.