Këngëtarja amerikane e hiteve të njohura botërore, Anastacia ka ndarë me ndjekësit e saj në llogarinë Instagram turin e koncerteve përgjatë muajve të verës.
Ky turne koncertesh do të zhvillohet anë e mbanë botës, por ajo që bie në sy është se 46 – vjeçarja ka zgjedhur ta përmbyllë turin e saj me një koncert madhështor në Tiranë me datë 25 gusht.
Disa burime theksojnë se Anastacia ka marrë një ofertë shumë të mirë për të njëjtën datë për të mbajtur koncert në Maqedoni, por ajo ka preferuar Shqipërinë.
Në llogarinë Instagram ajo ka bërë me dije se tanimë biletat janë në shitje. Turi i saj do të çelet në Munster të Gjermanisë, me 19 qershor për të vijuar më pas radhën në vende të tjera. /Telegrafi/