Fakulteti i bioteknikës në Manastir e ka filluar fazën e dytë të realizimit të projektit ‘Tera-Med’, të financuar nga programi IPA për bashkëpunim ndërkufitar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
‘Ekspertët e të dy shteteve do të kryejnë hetim për praninë e elementeve të rënda në tkokë dhe në varësi të rezultateve do të krijohet plan për rehabilitim të tokës me çka do të kontribuohet për krijimin e mjedisit të shëndetshëm jetësor. Me projektin ‘Tera-Med’ lëndë e analizës është toak në rajonin e Pellagonisë, konkretisht toka në afërsi të KEM Manastir. Vlera e projektit arrin 169.875 euro. Prej tyre, 85% i siguroi BE, ndërsa pjesën tjetër Ministria e Vetëqeverisjes Lokale’, deklaroi Mila Arapçeska, profesoreshë e Fakultetit Bioteknik në Manastir.
Ky projekt mundëson përforcim të bashkëpunimit mes të dy shteteve dhe institucioneve pjesëmarrëse, qëllimi i të cilave është që e profesionalitetin e tyre të shërbejnë për zvogëlimin e shëndetit të njeriut dhe zvogëlimin e ndikimit negativ ndaj bidiversitetit. Projekti pritet të përfundoj në janar 2017./Telegrafi/