Kur u publikua kalendari i ndeshjeve në Serie A gjatë verës, shumë tifozë të Juventusit kishin të drejtë që të brengoseshin për ecurinë e ndeshjeve në dhjetor.
Teksa po zhvillohej sezoni 2017-2018, frika e përballjeve me Napolin, Interin dhe Romën gjatë muajit të fundit të vitit u rrit dhe tri klubet po ashtu dolën të jenë rreziku kryesor për të thyer dominimin e Zonjës në futbollin idalian.
Dhe kështu, gjashtë vite pas dominimit të plotë dhe pasi Juve s’kishte sfidantë për titull, kuarteti duket të jetë në luftë të ashpër për trofeun. Dhe në vend të vuajtjes, Bianconerët zgjodhën këto përballje kokë më kokë për të nënvizuar superioritetin me një fitore prej 1-0 ndaj Romës të shtunën që e kompleton një profit prej shtatë pikësh në tri prej këtyre ndeshjeve.
Dhe, ata e bënë këtë në mënyrën më të dhimbshme të mundur. Një udhëtim në San Paolo ishte i pari në radhë, e pasi u ofendua nga të njëjtit tifozë që dikur ëndërronin për të, ishte Higuain ai që realizoi golin vendimtar. Festë me shijë, argjentinasi ishte kritikuar nga Isigne për gjestet e tij dhe kënaqësinë e treguar pse u shënoi napolitanëve.
Teksa Insigne besoi se festa e Higuainit ishte “mos respekt”, për Juventusin dhe numrin “9” të saj ishte kryerje e punës në nivel të detyrës. Një barazim 0-0 ndaj Interit erdhi shpejt, kurse rezultati nuk tregoi sa keq luajti ekipi Nerazzur dhe kjo na solli te dueli me Romën, ku Florenzi insistoi se ai takim “do të na tregonte shumë” për kualitetin e Giallorosëve.
Edhe një herë, djemtë e Allegrit ja nxorrën shpirtin ndeshjes, duke i neutralizuar vizitorët dhe duke i kufizuar rastet e tyre të shënimit. Ishte ironik kur në rastin e parë përballë golit, do të ishte ish-portieri i Romës, Wojciech Szczesny ai i cili e mohoi golin e ish-skuadrës së tij prej të cilës u largua gjatë verës.
Portieri polak bëri disa intervenime të jashtëzakonshme, kurse intervenimi i tij i fundit në përballjen një me një me Patrik Schik e ruajti epërsinë që ia dha Juves një tjetër ish-yll i Romës. Medhi Benatia kishte nevojë për dy tentime për të zhbllokuar rezultatin pas një korneri, por ashtu si Higuain, ai qartë u kënaq me golin ndaj ish-skuadrës së tij.
Mos të harrojmë edhe performancën e radhës të shkëlqyer nga Miralem Pjanic në mesfushë, i cili ua kujtoi tifozëve çka kanë humbur.
Ashtu sikurse skuadrat tjera për Scudetto, do të jenë javët në vijim kur do të shohim fytyrën e vërtetë të Romës. Napoli humbi pikë ndaj Fiorentinas pas humbjes nga Juventusi, kurse Interi ka dy humbje që prej barazimit me Juven, mos të përmendim edhe përballjen në penalti me skuadrën gna Serie C në Coppa Italia.
Ekzistojnë shumë pikëpyetje për Juven po ashtu, e një prej tyre është përzgjedhja konservative e formacionit nga Allegri. Teksa rezultati justifikon zgjedhjet e tij, është e pamendueshme që qasja e tij defensive është e mjaftueshme, e të mendojmë se Juve do të kalojë gjashtë muajt tjerë me Bernardeschin, Costan dhe Dybalan në stol e jo në formacionin e parë.
Por, tani për tani ajo që vlen është se Juve siguroi edhe një fitore. Ose, më me rëndësi, arriti që të nxisë një tjetër disfatë të një kandidati për titull dhe shndërroi atë që u duk të jetë një dhjetor i vështirë në një shfaqje të superioritetit të saj. /Telegrafi/