Sonte nga ora 20:45 do të përballen Milani dhe Interi në San Siro në derbin tashmë të njohur ‘Derby della Madonnina’.
Kjo do të jetë përballja e tyre e 224 në histori të tyre, e që do të jetë padyshim ndeshja më e madhe e xhiros së katërt në Serie A.
Rossonerët nuk e kanë filluar mirë sezonin, pasi në ndeshjen e parë janë mposhtur 1-0 nga Udinese, për t’u rikthyer më pas te fitoret në dy xhirot e tjera, ndërsa kanë grumbulluar gjashtë pikë.
Nëse flasim për Interin, është skuadra e vetme në Itali që ka arritur t’i fitojë pikët e plota pas tri ndeshjeve, mirëpo barazimi më Slavia Pragën në këtë javë në Ligën e Kampionëve, mund t’u ketë prishur disponimin.
Te Milani nuk do të jetë në dispozicion Mattai Caldara që është i lënduar, gjersa Davide Calabria është i suspenduar për këtë takim shkaku i kartonit të kuq ndaj Hellas Veronas në fundjavën e kaluar.
Në mungesë të Calabrias, Marco Giampaolo do të luajë me Andrea Contin në mbrojtje.
Në anën tjetër, Antonio Conte është pa Antonio Candrevan shkaku i mos përgatitjes fizike, derisa mundësia pritet t’i jepet Valentino Lazaros.
Formacioni i mundshëm i Milanit: Donnarumma; Conti, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Biglia, Calhanoglu; Suso, Piatek, Rebic.
Formacioni i mundshëm i Interit: Handanovic; Godin, de Vrij, Skriniar; Lazaro, Barella, Brozovic, Asamoah; Politano, Sensi; Lukaku.
Parashikimi: Milan 0-1 Inter. /Telegrafi/