Site icon Telegrafi

Analizë, statistika, parashikim dhe formacionet e mundshme të derbit në Ligën Premier: Man City – Chelsea

Manchester City dhe Chelsea do të përballen në kuadër të javës së 22-të në Ligën Premier, në atë që është edhe ndeshja kryesore për këtë xhiro në Angli.

Ndeshja që fillon në ora 13:30, do të luhet në stadiumin “Etihad Stadium”, duke na sjell përballjen mes dy finalistëve të Ligës së kampionëve në edicionin e kaluar.

Për këtë sfidë, Citizens do të jenë pa Riyad Mahrez që luan me Algjerinë në Kupën e Afrikës, ndërsa në dyshime janë Oleksandr Zinchenko, Phil Foden dhe John Stones.

Në anën tjetër, The Blues do të kenë mungesat si Ben Chilwell, Reece James dhe Trevoh Chalobah që janë të lënduar, Andreas Christensen me virus dhe Edouard Mendy që po ashtu luan në Kupën e Afrikës me Senegalin.

Foto: WhoScored

Analizë

Manchester City

Mahrez do të jetë një mungesë e madhe për skuadrën që drejtohet nga Pep Guardiola, pasi është golashënuesi i tyre më i mirë.

Kyle Walker është rikthyer në aksion, pas një muaji mungese dhe do të startojë, ndërsa Foden, Stones dhe Zinchenko janë në dyshime.

Jack Grealish ende nuk ka dalë nga banka rezervë dhe do të mbetet të shihet nëse do të luajë ndaj Chelseat.

Chelsea

Thiago Silva dhe N’Golo Kante janë shëruar plotësisht nga COVID-19 dhe u riktheyn në fushë në fitoren 1-0 ndaj Tottenhamit në EFL Cup, ndërsa Christensen ka rezultuar pozitiv.

Treshja e mbrojtjes, Chilwell, James dhe Chalobah janë të lënduar, duke lënë pak opsione për Thomas Tuchel.

Timo Werner, Kai Havertz dhe Hakim Ziyech janë në garë për të startuar me Mason Mount dhe Romelu Lukakun.

Jorginho dhe Mateo Kovacic mund të luajnë në mesfushë para Kantes, që dukej ndaj Tottenhamit se ende ka nevojë ta marrë vetën.

Statistika

Manchester City ka fituar 11 ndeshjet e tyre të fundit në Ligën Premier

Janë shënuar mbi 2.5 gola nga Citizens në tetë nga dhjetë ndeshjet e fundit në ligë.

Kampioni në fuqi ka shënuar së paku dy gola në nëntë nga 11 takimet e fundit.

City ka fituar në të dy pjestë në pesë nga shtatë takimet e fundit në ligë.

Janë shënuar mbi 2.5 gola në pesë nga gjashtë takimet e fundit të Chelsea në Ligën Premier.

Chelsea ka shënuar së paku dy gola në pesë nga gjashtë takimet e fundit.

Blutë janë të pamposhtur në nëntë nga dhjetë takimet e fundit si mysafir në ligë.

Parashikimi

Manchester City parashikohet të fitojë këtë duel me vetëm një gol dallim.

Formacionet e mundshme

Manchester City: Ederson, Cancelo, Laporte, Dias, Walker, De Bruyne, Rodri, Gundogan, Jesus, Sterling, Silva.

Chelsea: Kepa, Rudiger, Silva, Azpilicueta, Hudson-Odoi, Jorginho, Kovacic, Alonso, Mount, Havertz, Lukaku. /Telegrafi/

Foto: WhoScored
Exit mobile version