Java e nëntë në Serie A sjell derbin në mes të Milanit dhe Juventusit.
Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të zhvillohet në stadiumin “San Siro”.
Për këtë ndeshje, Rossonerët do të jenë pa Alexis Saelemaekers, Simon Kjaer, Mike Maignan, Junior Messias dhe Zlatan Ibrahimovic, që të gjithë të lënduar.
Në anën tjetër, Zonja e Vjetër nuk mund të llogarisë në Paul Pogban, Federico Chiesan dhe Mattia de Sviglion, që po ashtu janë të lënduar, ndërsa Angel di Maria ka karton të kuq.
Analizë
Milan
Stefano Pioli do të konfirmojë 10 nga 11 startuesit e Milanit në “Stamford Bridge” pasi Theo Hernandez do të kthehet në aksion këtë fundjavë.
Davide Calabria do të jetë jashtë fushës deri në fillim të vitit 2023, ndërsa Alexis Saelemaekers ka qenë jashtë për dy muaj.
A cracker is lying in wait: who else is counting the hours? 🙋
Carichi per #MilanJuve: dai ragazzi! 👊#SempreMilan
Brought to you by 𝐰𝐞𝐟𝐨𝐱 pic.twitter.com/OmcrRVkjtL
— AC Milan (@acmilan) October 8, 2022
Juventus
Juve ka të ngjarë të ketë një sistem 3-5-2 me dy sulmues pasi Angel Di María është ende i pezulluar për sjellje anti-sportive.
💪 Forza Juve!
🇮🇹 @SerieA
🆚 @acmilan
🏟 Giuseppe Meazza
⏰ 18:00
📲 #MilanJuve pic.twitter.com/XhJG7egY6y— JuventusFC (@juventusfc) October 8, 2022
Statistika
Milani është i pamposhtur në 23 nga 24 ndeshjet e fundit (Seria A).
Janë shënuar mbi 2.5 gola në 4 ndeshjet e fundit të Milanit (Seria A).
Janë shënuar nën 2.5 gola në 4 ndeshjet e fundit jashtë fushe nga Juventusi (Seria A).
Juventusi ka dështuar të fitojë 5 ndeshjet e fundit si mysafir (Seria A).
Parashikim
Milani pritet ta fitojë këtë takim me rezultat të ngushtë.
Formacionet e mundshme:
Milan: Tatarusanu, Hernandez, Tomori, Kalulu, Dest, Bennacer, Tonali, Leao, Ketelaere, Krunic, Giroud.
Juventus: Szczesny, Danilo, Bonucci, Bremer, Kostic, Rabiot, Paredes, Locatelli, Cuadrado, Milik, Vlahovic. /Telegrafi/