Milani dhe Chelsea do të zhvillojnë përballjen e dytë në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja që parë përfundoi 3-0 për skuadrën londineze, ndërsa sonte nga ora 21:00 në stadiumin “San Siro” pritet të mësohet se kush e fiton takimin e dytë.
Për këtë duel, Rossonerët do të jenë pa Mike Maignan, Alessandro Florenzin, Zlatan Ibrahimovicin, Junior Messias, Simon Kjaer, Davide Kalabria dhe Alexis Saelemaekers, që janë të lënduar.
Chelsea në anën tjetër nuk mund të llogarisë në Wesley Fofanan dhe N’Golo Kanten, që po ashtu janë të lënduar, ndërsa në dyshime është Hakim Ziyech.
Analizë
Milan
Divock Origi u paraqit nga bankina edhe një herë në fundjavë dhe do të shtyjë për një fillim, megjithëse Stefano Pioli mund të zgjedhë të vazhdojë me Olivier Giroud.
Pioli është pa më pak se shtatë lojtarë për ndeshjen e sotme ndaj Chelseat, por Theo Hernandez është i disponueshëm dhe kjo është një ndihmesë e madhe.
A headline act with Chelsea awaits us 👊
🎵 Col Diavolo in fondo al cuor ❤️🔥#ACMCHE #UCL #SempreMilan pic.twitter.com/7xmHixIUmC— AC Milan (@acmilan) October 11, 2022
Chelsea
Wesley Fofana dhe N’Golo Kante janë shqetësimet kryesore të lëndimeve të Chelseat për udhëtimin e tyre te Milani.
Hakim Ziyech gjithashtu humbi stërvitjen të hënën në mëngjes, megjithëse nuk kishte gjasa të ishte paraqitur në San Siro.
Graham Potter duhet të shkojë në vijën e pasme me tre lojtarë për ndeshjen e së martës edhe një herë.
Coming next in the #UCL! 🤝 pic.twitter.com/52XUG6eLGX
— Chelsea FC (@ChelseaFC) October 10, 2022
Statistika
Chelsea ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit kundër Milanit në të gjitha garat.
Chelsea ka shënuar të paktën dy gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit kundër Milanit në të gjitha garat.
Parashikim
Kjo ndeshje pritet të përfundojë me barazim, me dy skuadrat që mund të shënojnë gola.
Formacionet e mundshme:
Milan: Tatarusanu, Hernandez, Tomori, Kalulu, Dest, Tonali, Bennacer, Leao, Diaz, Krunic, Giroud.
Chelsea: Arrizabalaga, Chalobah, Silva, Koulibaly, Chilwell, Kovacic, Loftus-Cheek, James, Streling, Mount, Aubameyang. /Telegrafi/