Arsenali është nikoqir i Liverpoolit për duelin që luhet në kuadër të javës së 27-të në Ligën Premier.
Ndeshja që fillon në ora 21:15, do të luhet në stadiumin “Emirates”, me dy skuadrat që po kalojnë nëpër një formë të mirë.
Për derbi, The Gunners nuk mund të llogarisë vetëm në Takehiro Tomiyasun që është i lënduar.
Në anën tjetër, The Reds kanë dyshime në Mohamed Salah dhe Ibrahima Konaten.
Analizë
Arsenal
Tomiyasu është i vetmi shqetësim aktualisht për Arsenalin, derisa shpresojnë që kenë një ndeshje të mirë.
Mikel Arteta mund të vazhdojë me formacionin e njëjtë nga ndeshja e fundit edhe pse zakonisht bën rotacion.
🏟 Emirates Stadium waits
🔦 Another big game under the lights
🔜 #ARSLIV pic.twitter.com/M0fJUVYPjn
— Arsenal (@Arsenal) March 15, 2022
Liverpool
Fitorja 2-0 ndaj Brightonit mund të jetë e kushtueshme me Mohamed Salah të detyruar të largohet në mes të pjesës së dytë dhe egjiptiani do të vlerësohet nëse mund të luajë.
Ibrahima Konate është gjithashtu një dyshim, por dyshja janë shqetësimet e vetme të Reds për udhëtimin e tyre në Arsenal.
Thiago mund të startojë në vend të Naby Keitas, por Salah ka të ngjarë të jetë i gatshëm për ndeshjen.
🟡 𝙄𝙏'𝙎 𝙈𝘼𝙏𝘾𝙃𝘿𝘼𝙔 🔴
UP THE REDS! #WalkOn #ARSLIV pic.twitter.com/BbPbAS8zjq
— Liverpool FC (@LFC) March 16, 2022
Statistika
Liverpool ka fituar 8 ndeshjet e fundit (Liga Premier).
Arsenali ka fituar 9 nga 11 ndeshjet e fundit (Liga Premier).
Liverpool ka mbajtur portën e paprekur në 5 ndeshjet e fundit kundër Arsenalit në të gjitha garat.
Liverpool ka fituar si në pjesën e parë ashtu edhe në atë të dytë në 7 nga 8 ndeshjet e fundit (Liga Premier).
Liverpool ka mbajtur portën e paprekur në 5 nga 6 ndeshjet e fundit (Liga Premier).
Arsenali ka shënuar të paktën 2 gola në 4 ndeshjet e fundit (Liga Premier).
Liverpool është i pamposhtur në 7 ndeshjet e fundit kundër Arsenalit në të gjitha garat.
Parashikim
Liverpooli pritet të fitojë me një gol dallim ndaj Arsenalit
Formacionet e mundshme
Arsenal: Ramsdale, Soares, White, Magalhaes, Tierney, Xhaka, Partey, Saka, Odegaard, Martinelli, Lacazette.
Liverpool: Alisson, Robertson, Van Dijk, Matip, Alexander-Arnold, Henderson, Fabinho, Thiago, Diaz, Salah, Mane. /Telegrafi/