Është e kuptueshme që anglezët pas këtij vendimi do t’i shpallin gjermanët të çmendur. Por, anglezët po ashtu nuk janë bërë kampionë të botës që nga viti 1966.
Jogi Low la yllin e Manchester Cityt, Leroy Sane, jashtë prej ekipit kombëtar gjerman. Ky vendim i guximshëm dhe shumë i drejtë është goditja e të gjitha goditjeve. Dhe, ky ishte sinjali ultimativ për 23 lojtarët tjerë të Gjermanisë në këtë Botëror. Askush nuk është dashur të jetë aq i sigurtë. Askush nuk është dashur të ndihet i relaksuar.
Për Low, e vetmja gjë që vlen është mbrojtja e titullit të fituar. Dhe, këtij synimi duhet t’i përulen të gjithë. Nëse ai e ka ndjenjën se mendimet e një lojtari nuk janë 100 për qind të mprehta, Low nuk ka të ndalur as para emrave të mëdha sikurse Sane.
Por, po ashtu, ylli i Manchestyer Cityt i cili u shpall lojtari më i mirë i ri i Ligës Premier realizoi 10 gola dhe 15 asistime në 32 ndeshje si asnjë tjetër.
Nuk ka dyshime: ish ylli i Schalkes është një raketë në fushë. Me tempon e tij të lojës ai arrin të krijojë situata për gol, të cilat adhuruesit britanikë të futbollit i gëzojnë në mënyrë të rregullt. Por, në anën tjetër në kombëtaren e Gjermanisë, Sane (12 ndeshje, 0 gola, 1 asistim) nuk arriti që të lë ndonjë përshtypje dhe shpesh dështoi të përshtatej në mënyrë të duhur në formacion.
Kështu vjen në pah pjesa e tij që e dashuron shumë veten dhe karakteri i tij i vështirë.
Fakti për këtë: tatuazhi me veten e tij duke festuar në shpinë në madhësi XXL.
Një gjë që po ashtu nuk kaloi mirë me Low ishte edhe largimi i tij nga Cupa e Confederatave vitin e kaluar. Ai preferoi në vend të paraqitjes që të operohej në hundë, një operim që ka mundur të priste.
Sensacioni i Sanes – ndoshta thjesht ai nuk është mjaft i pjekur për të luajtur në një Kampionat Botëror. /Telegrafi/