Kosova do të luajë me Maltën, Ishujt Faroe dhe Azerbajxhanin në Ligën e Kombeve.
Sot në Lozanë të Zvicrës është hedhur shorti ku Kosova u përfaqësua nga kryetari Fadil Vokrri, sekretari Eroll Salihu dhe trajneri Muharrem Sahiti.
Goglat kanë vënë përballë Kosovës, kombëtare si Malta, Ishujt Faroe dhe Azerbajxhani që do të jenë pjesë e grupit 3 të Ligës D.
Kundërshtari më i fortë në këtë grup sipas analistëve është Azerbajxhani, shkruan Telegrafi.
Azerët nuk kanë luajtur asnjëherë në një turne madhor. Në kualifikueset e fundit për Kampionatin Botëror, ata nga 10 ndeshje kishin marrë 9 pikë, duke arritur tri fitore.
Një fitore me Norvegjinë dhe dy fitore me San Marinon kishin arritur azerët.
Azerbajxhani gjendet në vendin e 118-të në FIFA. Ky vend njihet për kampionatin e tij të fortë, pasi klubi i Qarabag luajti këtë vit në Ligën e Kampionëve.
Nga ky klub vijnë nëntë lojtarë.
Shumica e lojtarëve luajnë në kampionatin vendas dhe te të tjerë luajnë jashtë.
Federata u formua në vitin 1992, ndërsa trajner është Mengurbanov Gurban.
Kundërshtari i dytë janë Ishujt Faroe, që kanë renditjen më të mirë në FIFA nga ky grup.
Ata gjenden në pozitën e 97 më lartë se Azerbajxhani, por me kualitet qëndron më dobët, shkruan Telegrafi.
Federata është themeluar në vitin 1979, ndërsa trajner është Olsen Lars.
Ishujt Faroe kanë arritur të marrin nëntë pikë në kualifikueset e fundit për Kampionatin Botëror, duke e mbyllur grupin në vendin e katërt.
Ishullorët kanë mposhtur Letonin dhe Andorrën, ndërsa kanë marr edhe tri barazime me Hungarinë, Andorrën dhe Letoninë.
Kosova ka luajtur me Ishutj Faroe në qershor të vitit 2016 duke fituar 2-0. Golat ishin shënuar nga Albert Bunjaku dhe Flamur Kastrati.
Kundërshtari i fundit është Malta. Kjo kombëtare që vjen nga një vend i vogël është nën Kosovën në renditje pasi mbanë vendin e 185 në botë.
Malta në vend që luan futboll nga viti i largët 1900. Trajner i tyre është Saintfiet Tom.
Në eliminatoret e fundit ata kanë marrë vetëm një barazim dhe kanë pësuar nëntë humbje. /Telegrafi/