Matthias Ludwig, profesor i Universitetit Goethe të Frankfurit, ka tentuar të përllogarisë shanset e 24 ekipeve pjesëmarrëse në Euro 2016 për të fituar trofeun.
Ludwig ka analizuar tre faktorë: rezultatet dhe golavarazhin në ndeshje të drejtpërdrejta mes skuadrave, renditjen e FIFA-s dhe vlerën në transfere të lojtarëve.
Rezultatet nxjerrin me 15.84% Gjermaninë si kandidate kryesore, të ndjekur nga Spanja me 15.57%.
Shqipëria e trajnerit, Gianni de Biasit renditet e fundit me vetëm 0.32%, teksa në vend të parafundit gjenden debutuesit e tjerë të Islandës me 0.33%.
Rezultatet gjenden në faqen e internetit “fussballmathe.de”.