Në një periudhë prej tri javësh, Juventusi ka humbur Superkupën ndaj Lazios, u shkatërrua me rezultat 3-0 nga Brcelona në hapje të Ligës së Kampionve dhe lëshoi një epërsi prej 2-0 ndaj Atalantas e po ashtu pësoi humbjen e parë në shtëpi pas dy vitesh.
Kjo nuk është e tëra. Paulo Dybala humbi dy penalti duke e çuar krizën e Juves nga “keq” në “tmerrshëm” në fillim të sezonit.
Nëse kjo do t’i ndodhte cilit do klub tjetër të Serie A, ka pak dyshime se tash do të flisnim për një krizë shumë serioze.
Sidoqoftë, dominimi i Juventusit ka qenë aq i pakontestueshëm në vitet e fundit sa që kampionët janë në gjendje që të përballen me situata të tilla në qetësi e të mbeten me vetëbesim në cilësitë që i posedojnë.
Ka disa arsye për formën e dobët të Zonjës së Vjetër në start të sezonit – siç janë lëndimet, forma e dobët fizike dhe zgjedhjet e gabuara taktike – të gjitha këto kanë luajtur rol në rezultatet e këqija. Humbja e disa prej figurave kyçe gjatë verës, ashtu sikurse shprehia e vjetër e Allegrit që të nisë takimet “pa vrull” nuk kanë ndihmuar po ashtu.
Sidoqoftë, nëse Dybala do të shënonte dy penaltitë ndaj portierëve shqiptarë, Etrit Berishës (Atalanta) dhe Tomas Strakosha (Lazio), atëherë Bianconerët do të ishin me pikë të barabarta në tabelë me Napolin në krye të tabelës me nga 28 pikë.
Nëse i lëmë anash të gjitha këto, ndjenja që e keni kur shikoni Bianconerët është që ata janë ende ekipi me kualitetin më të madh dhe një ndryshim i vogël në mendësinë e tyre mund ta bëj gjithë diferencën.
Ka pak dyshime se vitin e kaluar pjesa më e fortë e Juves ishte mbrojtja, pasi Allegri kishte luksin që të zgjedhë mes shumë opsioneve kualitative. Sidoqoftë, humbja e yujeve si Dani Alves dhe Leonardo Bonucci në një afat të vetëm kalimtar ishte shumë e madhe për gjigantët nga Torino, pasi tashmë katërshja defensive duket si një hije e asaj mbrojtje që pranoi vetëm një gol gjatë fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.
Teksa Massimiliano Allegrit do t’i duhet at përmirësojë këtë sa më shpejt, transferimet e Douglas Costas dhe Federico Bernardeschit në krah, ashtu sikurse transferimi i Bentancur dhe Mauitid në mesfushë – në përgjithësi nënkupton se strategu tashmë i ka mekanizmat për të tejkaluar vuajtjet aktuale me mbrojtjen e re.
Numri i lartë i opsioneve sulmuesve nënkupton se Allegri dot ë enkurajojë që ekipi i tij të ketë qasje më aventureske, të bëjë më shumë presioni dhe jo vetëm të mbetet prapa në mbrojtje, të tentojë të absorbojë sulmet kundërshtare. Juve e bëri këtë në disa ndeshje sezonin e kaluar, por ekipi nuk u duk komod duke bërë presion.
Tash me Bentancurin dhe Matuidin, Bianconerët kanë “muskujt në mesfushë” që Juves i kanë munguar sezonin e kaluar. Kur i shtoni potencën fizike dhe këmbëngulsinë e këtyre dy transferimeve bashkë me aftësinë dribluese të Dybalas, Bernardeschit, Costas e Cuadrados – loja me presion për Juventusin mund të bëhet një armë e fuqishme, gjithnjë nëse Allegri e shfrytëzon atë.
“Trajneri duhet t’i detyrojë të tjerët të shikojnë video të tij dhe sei ai luajti që të motivojë lojtarët. Vërtet më pëlqeu performanca e tij”.
Kështu, tha Gigi Buffon për Higuainin pas fitores prej 6-2 ndaj Udineses të dielën. Pipita ka qenë larg prej formës më të mriz të tij në fillim të sezonit, por tash op duket më i shpejt, më i mprehtë dhe më “fit”. Sidomos në ndeshjet e fundit ndaj Spalit dhe Udineses, e kjo është një arsye tjetër që Allegri të rrisë agresivitetin e skuadrës së tij.
Sami Khedira është një tjetër lojtar që mund të ketë impakt të madh në ringjalljen e Juves, pasi rikthimi i tij në formë fizike nga lëndimi po ka pozitivet e veta për ekipin. Gjermani ishte në formë të përkryer fizike dhe arriti hettrikun e tij të parë ndaj Udineses, me Bianconerët që madje kishin të kuq pas vetëm 25 minutash lojë.
Ndeshja ndaj Udineses i tregoi Allegrit se pse ai duhet të adaptojë një qasje më agresive të ekipit, pasi Binaconerët ishin shuam të vëmendshëm dhe po vuanin para se Mandzukici të përjashtohej. Paramendoni, ky ekip luan më seriozisht me 10 lojtarë, se sa me të gjithë në fushë!!!
Teksa Juve pranoi një gol të barazimit për 2-2 në tart të pjesës së dytë kur kishte një lojtar më pak, u duk se po vjen një rezultat tjetër i keq për Zonjën e Vjetër. Sidoqoftë, forma e përmirësuar fizike dhe guximi i ljotarë u ka lejuar atyre që të deklasojnë kundërshtarët, me një lojtar më pak!
Ndaj Spal u shpërfaq një tjetër dobësi e nënvlerësimit të kundërshtarit, kur skuadra inferiore për pak as nuk barazoi rezultatin në 2-2, por ishte supremacia e top lojtarëve ata e bënë këtë ndeshje të përfundonte me rezultat të thellë 4-1.
“Nëse luajmë kështu ndaj Milanit, do të humbim sigurt”, ka thënë Allegri pas ndeshjes ndaj Spalit.
https://www.youtube.com/watch?v=lsm5TDuAf5A
Duket se edhe tekniku italian e ka kuptuar se qasja agresive duhet të mbizotërojë për ekipin e tij nga minuta e parë, e sidomos vëmendja dhe serioziteti që mungoi në shumë sfida.
Vetëm nëse mendojmë se çka është në gjendje të bëjë ky ekip me potencialin e plotë me 11 lojtarë është e frikshme.
Teksa Juventusi ka nevojë për kohë që të zgjidhë disa probleme, si për shembull përmirësimi i mbrojtjes e riaftësimi i lojtarëve të lënduar – i mbetet Allegrit që të bëjë “puzlen” me pjesët e nevojshme që ai i ka për të dëshmuar se kjo skuadër mund të jetë më fascinante se ajo e mëparshme.
Allegri thjeshtë ka nevojë për më shumë guxim. Sepse fati i takon të guximshmit, e Juve do ta ketë fatin me guxim.
/Telegrafi/