Gazetari i BBC-së, Simon Constable, ka hulumtuar raportin e sotëm ndërmjet risive dhe mentalitetit të korporatave. Pjesë të analizës së tij interesante, Telegrafi ua sjell më poshtë.
Me siguri, në kompani shpesh dëgjoni tek thuhet se kërkohen risitë, por kur kjo risi duhet të marrë jetë, gjasat më të mëdha janë që ideja të mbledh pluhur në tavolinë e jo që t’i prezantohet njeriut kryesor. Nuk është se menaxherët në poste të larta nuk kërkojnë ide të reja, por njerëzit përreth nuk janë të prirë për ndryshime.
IDETË JANË ARMIQ
Sot kompanitë janë pothuajse të detyruara të flasin se janë të gatshëm për të ndryshuar, që të mbesin në trend. Ato nuk e refuzojnë ndryshimin, por njerëzit aty.
Kjo nuk do të thotë se ideja juaj nuk do të pranohet, por se është e rëndësishme mënyra me të cilën do të bindni njerëzit për ta pranuar atë. Për shembull, duhet t’ju tregoni se çfarë kjo risi paraqet për ta personalisht – nëse do të jetë sfiduese e nëse do të hapë mundësi të reja biznesi. Pastaj duhet të pyesni se si do të ndikojë kjo ide tek ju – nëse do t’ju ndihmojë apo, çka është shumë me rëndësi, nëse do t’ju pushojë nga puna.
Shpesh, për shkak të mundësive të humbjes së punës, risitë nuk prezantohen. Prandaj, ata që përdorin rendin e vjetër bëhen armiq të ideve të reja, e atyre që rendi i ri do t’ju hynte në punë zakonisht nuk marrin mbështetje nga lartë.
TASH, TASH, TASH E JO MË VONË
Për shkak të qëndrimeve të tilla, idetë e reja nuk ia dalin të jetësohen. Porsa biznesi fokusohet në qëllimet afatshkurtra dhe jo afatgjate, risitë nuk mund të vijnë në shprehje. Për shembull, duhet të investoni një shumë parash që në të ardhmen të fitoni më shumë, një pjesë e madhe e punëdhënësve nuk do të miratonin veprimet e tilla.
Në Amazon, për shembull, veprohet ndryshe, ndaj punonjësit dhe investitorët nxiten të përqendrohen në të ardhurat afatgjata. Kështu, kjo kompani është zhvilluar në një gjigant dhe nga kompanitë tjera dallohet edhe nga prirja për të rrezikuar.
INOVATORËT NUK MUND TË “GAROJNË”
Në shumicën e kompanive punësohen njerëzit të cilët veprojnë në mënyrë të njëjtë si ato kompani, e jo inovatorët që anojnë tek sukseset e edhe dështimet.
Këtu sigurisht ka një politikë: nëse dikush nuk e pëlqen ambientin, nuk do të jetë në gjendje të shprehet. Dhe, mund të ndodhë që edhe ideja e re të mos vërehet – si nga njerëzit e pakualifikuar ashtu edhe për shkak të qëndrimeve të tyre radikale.
DALJA NGA RUTINA
Në tërë këtë histori ka një anë të ndritshme, sepse është një industri e tërë njerëzish që refuzojnë mentalitetin e korporatave. Çdo vit, shumë konsulentë të aftë ndihmojnë kompanitë të dalin nga izolimi e TË hapen ndaj ideve të reje. vetëm në këtë mënyrë, diku-diku, ideja e mirë po e gjen rrugën te shefi. /Telegrafi/