Site icon Telegrafi

Analizë dhe parashikim: Barcelona – Liverpool

Sonte do të jemi dëshmitar të një ndeshje të madhe të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, ku do të takohen Barcelona dhe Liverpooli.

Vendi: Camp Nou, Barcelonë

Koha: E mërkure, 1 maj, 21:00

Stadiumi i klubit spanjoll ka kapacitet prej 99354 ulësesh

Lajmet rreth ekipeve

Barcelona

Ernesto Valverde duhet të zgjedhë mes Arturo Vidalit dhe Arthur Melos për mesfushën si dhe mes Philippe Coutinhos dhe Ousmane Dembeles në fazën e sulmit.

Nelson Semedo mund të startoj në pjesën e djathtë të mbrojtjes para Sergi Robertos për shkak të ritmit të mirë në tri ndeshjet e fundit.

Kjo ndeshje do të ketë rëndësi të veçantë për Coutinhon dhe Luis Suarezit, të cilët kaluan në Barcelona pikërisht nga Liverpooli.

Clement Lenglet është do të luajë përpara Samuel Umtitit, i cili do të jetë në bankën rezervë.

Lojtarët që mund të mungojnë

Liverpool

Alex Oxlade Chamberlain dhe Joe Gomez janë kthyer nga lëndimet dhe janë të gatshëm për gjysmëfinalen e parë.

Roberto Firmino humbi ndeshjen e së premtet ndaj Huddersfieldit, por pritet të startojë që nga minuta e parë.

Një dëmtim në kokë e mbajti jashtë Fabinhon kundër Huddersfieldit, por Jurgen Klopp do të shpresojë ta ketë në dispozicion.

Joel Matip mund të luajë përkrah Virgil van Dijkut në mbrojtje ashtu sikurse në muajt e fundit.

Naby Keita dhe Georginio Wijnaldum konkurrojnë për vendin e fundit në mesfushën e Liverpoolit.

Top lojtarët

Fakte

Barcelona ka fituar në dy pjesë në tri ndeshjet e fundit (UEFA Champions League).

Barcelona është e pamposhtur në dhjetë ndeshjet e fundit (UEFA Champions League).

Barca ka shënuar tri gola në shtatë nga dhjetë ndeshjet e fundit të (Champions League).

Barcelona mund të rrit rekordin duke pasur parasysh se kanë humbur vetëm një nga 15 ndeshjet e tyre të mëparshme evropiane kundër anglezëve (F11, B3, H1).

Liverpooli ka fituar tri ndeshjet e fundit (UEFA Champions League).

Liverpooli ka shënuar së paku dy gola në tri ndeshjet e fundit (UEFA Champions League).

Liverpooli mund të ngushëllohet nga fakti se janë pala e vetme angleze që e kanë mundur ndonjëherë Barcelonën në shtëpi (dy herë) në garat evropiane.

Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Barcelona - Liverpool

Analizë

Barcelona është e pamposhtur në 22 ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe në fundjavë fitoi La Ligën.

Liverpooli ka fituar dhjetë ndeshje radhazi në të gjitha garat, por këtë sezon ka pranuar nga një gol në çdo ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Barcelona ka humbur vetëm një ndeshje në shtëpi gjatë gjithë sezonit dhe kjo ishte në nëntor të vitit të kaluar.

Lionel Messi nuk arriti të shënojë ose të asistoj në dy takimet e mëparshme me Liverpoolin, por argjentinasi këtë sezon ka shënuar 44 gola dhe ka pasur 16 asistime.

Parashikim: Barcelona 2-1 Liverpool. /Telegrafi/

Exit mobile version