Barcelona dhe Juventus do të takohen sonte në kuadër të ndeshjes së dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve. Italianët në takimin e parë kishin triumfuar me rezultat të pastër 3-0.
Vendi: Camp Nou, Barcelonë
Koha: 19 prill (e mërkure), 20:45
Lajmet rreth ekipeve
Barcelona
Barcelona do ta ketë në dispozicion Sergio Busquetsin që mungoi në humbjen e takimit të parë me rezultat 3-0.
Luis Enrique mund ti kthehet formacionit të njëjtë që triumfoi kundër Paris Saint-Germain.
Menaxheri i Barcelonës thuhet se është i pakënaqur me punën e Javier Mascheranos në ndeshjen e parë dhe mund të mbetet jashtë fushave të blerta.
Neymar, Ivan Rakitic dhe Gerard Pique do të pezullohen në garat evropiane nëse do të ndëshkohen me kartonë të verdhë.
Juventus
Paulo Dybala ka përdredhur nyjën e këmbës gjatë fitores së fundjavës kundër Pescaras, por thuhet se do të jetë i gatshëm për takimin e sotëm kundër Barçës.
Nuk ka ndryshime të mëdha dhe pritet që i njëjti formacion të hedhet në fushë prej trajnerit Massimilliano Allegrit.
Juan Cuadrado është një karton larg nga pezullimi në garat e organizuara prej UEFA-s.
A e dini se…?
Juventus nuk ka pësuar gol në shtatë prej nëntë ndeshjeve të fundit në Ligën e Kampionëve.
Juventus ka fituar pesë ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve.
Në tetë prej nëntë takimeve të fundit të Barcelonës janë shënuar mbi dy gola në Ligën e Kampionëve.
Analizë
Barcelona do t’i duhet një tjetër mrekulli nëse dëshirojnë të jenë në fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve. Ata janë në disavantazh prej tre golave nga ndeshja e parë. Luis Enrique i ka fituar të gjitha 15 ndeshjet në Ligën e Kampionëve që nga maji 2013, kur katalonasit luajtën si vendas.
Juventus, megjithatë, ka fituar katër takimet e fundit të Ligës së Kampionëve. Të besuarit e Massimilliano Allegrit nuk kanë pranuar asnjë gol në garat evropiane gjatë 441 minutave të fundit. Ata do të bëhen ekipi i parë pas Bayern Munichut nëse do të triumfojnë edhe si mysafirë i Barcelonës.
Kjo e fundit ka shënuar mesatarisht 4.5 gola në gjashtë ndeshjet e fundit në shtëpi në të gjitha garat duke përfshirë edhe rikthimin historik kundër Paris Saint-Germainit.
Parashikim: Barcelona 2-1 Juventus