Barcelona dhe Real Madridi do të përballen në kuadër të javës së shtatë në La Liga.
Blaugranasit do të jenë nikoqir të Los Blancos për takimin që fillon në ora 16:00 në stadiumin Camp Nou.
Për këtë sfidë, Ronald Koeman nuk do të mund të llogarisë në Samuel Umtitin dhe Marc-Andre ter Stegen që janë të lënduar, derisa në dilemë është paraqitja e Fernandes.
Just some standard Leo #Messi stuff … #ElClásico pic.twitter.com/zXGvSw3Whc
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 23, 2020
Në anën tjetër, Zinedine Zidane ka shumë mungesa si, Dani Carvajal, Mariano Diaz, Eden hazard, Martin Odegaard dhe Alvaro Odriozola, që janë po ashtu të lënduar.
Barcelona humbi 1-0 në ndeshjen e fundit, ku u përballë me Getafen, derisa kampioni në fuqi pësoi disfatë shokuese nga të promovuarit Cadizi.
🙌 ¡HOY ES #ELCLÁSICO! 🙌
🆚 @FCBarcelona_es
🏆 @LaLiga
👉 Jornada 7
🏟 Camp Nou
⏰ 16:00 CEST
#⃣ #RMLiga pic.twitter.com/vwPn8Ix8wS— Real Madrid C.F. (@realmadrid) October 24, 2020
Blaugranasit deri më tani në këtë edicion i kanë zhvilluar vetëm katër ndeshje në La Liga, shkaku i startit të tyre të vonuar, duke marrë dy fitore, një barazim dhe një humbje, për t’i marrë kështu shtatë pikë dhe gjenden në vendin e nëntë, derisa Real Madridi është në të tretin me dhjetë sosh nga pesë takime të zhvilluara.
Barcelona fitoi 5-1 përballë Ferencvarosit në Ligën e Kampionëve, ndërsa madrilenët pësuan humbje 3-2 në shtëpi ndaj Shakhtar Donetskut.
𝓔𝓵 𝓒𝓵𝓪𝓼𝓲𝓬𝓸
2 Dest
3 Piqué
4 R Araujo
5 Sergio
6 Aleñá
7 Griezmann
8 Pjanić
9 Braithwaite
10 Messi
11 O Dembélé
12 Riqui Puig
13 Neto
14 Coutinho
15 Lenglet
16 Pedri
17 Trincão
18 Jordi Alba
20 S Roberto
21 F de Jong
22 Ansu Fati
24 Junior
26 Iñaki Peña
36 Arnau Tenas— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 24, 2020
F (Fitore), H (Humbje), B (Barazim)
Forma e Barcelonës në La Liga: F,F,B,H
Forma e Barcelonës në të gjitha garat: F,F,B,H,F
Forma e Real Madridit në La Liga: B,F,F,F,H
Forma e Real Madridi në të gjitha garat: B,F,F,F,H,H
Përballja mes tyre
Këtë të shtunë do të jetë El Clasico i 182-të në La Liga dhe Real Madridi prinë me nga numri i fitoreve me 73, një më shumë se Barcelona dhe 36 takime tjera me barazim.
Në të gjitha garat, kjo do të jetë përballja e 245 mes dy gjigantëve spanjoll dhe kanë regjistruara nga 96 fitore që të dyja.
🛬👊 ¡Nuestros jugadores ya están en Barcelona concentrados para #ElClásico!@PalladiumHG | #MVPalladium pic.twitter.com/P75GB8mfIp
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) October 23, 2020
Real Madridi nuk ka arritur të mposhtë Barcelonën që nga prilli i vitit 2016, ndërsa Barcelona nuk ka fituar që nga tetori i 2018-së.
Parashikimi: Barcelona 1-1 Real Madrid. /Telegrafi/