Telegrafi

Analizë dhe formacionet e mundshme të Superkupës Evropiane: Chelsea – Villareal

Chelsea dhe Villareali do të përballen në kuadër të Superkupës Evropiane, e që është një takim mes fituesit të Ligës së Kampionëve dhe atij të Evropës.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Windsor Park” në Belfast.

Për këtë sfidë, The Blues kanë dyshime në Cesar Azpilicuetan, Mason Mount, Ben Chilwell, Reece James, Thiago Silva dhe Jorginho, të cilët janë bashkuar me vonë në stërvitje, shkaku i pushimeve.

Foto: WhoScored.com

Në anën tjetër, Villareali ka mungesat si Samuel Chukëueze dhe Daniel Parejo, që janë të lënduar, Pau Torres është në pushim shkaku që mori pjesë në Lojërat Olimpike, ndërsa në dyshime janë Etienne Capoue, Francis Coquelin, Gernimo Rulli e Vincente Iborra për shkak të COVID-19.

Analizë

Chelsea

Jorginho, Azpilicueta, Silva, Mount, James, Chilwell, janë që të gjithë të përfshirë në listën e publikuar para pak ditësh nga Chelsea, mirëpo që mund të mos luajnë, shkaku që arritën me vonesë në skuadër, si pasojë e pushimeve që kishin.

Kurt Zouma vazhdon të lidhet me një largim nga blutë e Londrës, por mund të përdor nga Thomas Tuchel.

Villareal

Transferimet e kësaj vere si Boulaye Dia e Aissa Mandi do të shpresojnë që të luajnë në Superkupën Evropiane.

Pau Torres nuk do të jetë i pranishëm, shkaku që ishte në Lojërat Olimpike dhe është duke pushuar.

Chukwueze nuk do të mund të luajë po ashtu, pasi është i lënduar, si ashtu edhe Dani Parejo, me Manu Morlanes që pritet të jetë nga fillimi.

Për këtë takim, raportohet se në stadium do të jenë 13 mijë tifozë, por që ky numër është i ndarë mes dy tifozerive.

Parashikim: Chelsea e fiton këtë takim me një gol diferencë.

Formacioni i mundshëm i Chelseat: Mendy, Rudiger, Zouma, Azpilicueta, Hudson-Odoi, Kovacic, Kante, Alonso, Havertz, Ziyech, Werner

Formacioni i mundshëm i Villarealit: Asenjo, Moreno, Albiol, Mandi, Foyth, Pedraza, Trigueros, Morlanes, Pino, Moreno, Nino. /Telegrafi/

Foto: WhoScored.com