Arsenali ka treguar shenja të qarta se po përmirësohet shumë në lojë me ardhjen e Mikel Artetas si trajner.
Spanjolli u rikthye në Emirates, pasi në të kaluar ishte lojtarë i The Gunners, por tani si trajner nga Manchester City në dhjetor të vitit të kaluar.
Pas largimit të Arsene Wengerit dhe dështimit të Unai Emerys, Mikel Arteta tani ka një punë të vështirë në duart e tij.
Gjatë 14 ndeshje në krye të Topçinjve, spanjolli ka pësuar humbje vetëm dy herë, ndërsa ka arritur të implementojë strategjitë që ka mësuar nga Pep Guardiola te Manchester City.
Një video tregon se si Arsenali po luan nën urdhrat e Artetas, e që lojtarët janë të vendosur sipas taktikave të tij dhe dinë se si të lirohen nga presioni i kundërshtarit dhe të marrin posedimin e topit
Formacioni sulmues (2-3-5)
Kur e kanë topin, lojtarët e Arsenalit kopjojnë sistemin e Cityt 2-3-5. Kjo strategji u lejon mbrojtësve që të kalojnë në mesfushë.
Pasimet dhe kundër pasimet
Arsenali i Mikel Artetas bën presion të lartë, si City i Guardiolas. Ata sigurohen që të bllokojnë pasimet dhe tentojnë të fusin kundërshtarin në presion që të bëjë sa më shumë gabime.
Riformulimi i pozitës së Mesut Ozil
Mendohej se karriera e mesfushorit gjerman nën urdhrat e Unai Emery kishte përfunduar, mirëpo me ardhjen e Artetas, ai duket se është ringjallur dhe po e organizon të gjithë lojën e tyre me pasimet të cilat shkojnë me vetëm një prekje të topit.
Problemet në mbrojtje dhe gabimet individuale
Trajneri spanjoll ka arritur që të përmirësojë në masë të madhe gabimet që i bënin lojtarët e Arsenalit, derisa ende kanë hapësira që të përmirësohen. Formacioni 2-3-5 ka një rrezikshmëri të madhe në momentin që humbin topin, shkaku që kundërshtari ka hapësirë më të madhe që të zbres në kundërsulm. Por, Bern leno e ka hapësirë përpara që mund të lëvizë edhe jashtë zonës së tij dhe t’i ndihmojë bashkëlojtarët. /Telegrafi/