Site icon Telegrafi

Analistit Shkëlzen Maliqi i ndalohet hyrja në Serbi

Sot, filozofit dhe kritikut të artit Shkëlzen Maliqit iu është ndaluar hyrja në Serbi, në pikën e kalimit kufitar në Merdare.

Policia kufitare e Serbisë nuk i ofroi informacion apo arsye për veprimin e tyre.

Maliqi po udhëtonte me dramaturgun dhe drejtorin e Qendrës Multimedia Jeton Neziraj dhe kryeredaktoren dhe fotografen e Kosovo 2.0, Besa Luci dhe Majlinda Hoxha.

Lexo po ashtu Policia serbe maltreton Eliza Hoxhën

Ata planifikonin të merrnin pjesë në një diskutim me rastin e lansimit të publikimit “20 Vjet Përtej/Preko/Beyond”, që përmbledh një kronologji të 20 viteve të bashkëpunimit kulturor ndërmjet akterëve kulturor nga të dyja shtetet.

Publikimi dhe diskutimi implementohen nga Center for Cultural Decontamination bazuar në Beograd dhe Kosovo 2.0, bazuar në Prishtinë.

Pas ndalimit të Maliqit, anëtarët e tjerë të grupit po ashtu vendosën të kthehen në Prishtinë.

Ky vendim ishte bazuar në atë se, udhëtimi për në Beograd dhe pjesëmarrja në ngjarje vetëm sa do të kontribuonin në normalizimin e një praktike diskriminuese dhe trajtimi johuman të qytetarëve kosovar.

Për më tepër, rasti shkon kundër frymës së procesit të normalizimit ndërmjet dy shteteve dhe dështimit për të mbështetur një nga parimet fondamentale të saj – lirinë e lëvizjes. /kosovotwopointzero.com/

Exit mobile version