Var Odasi është një prej emisioneve më të shikuara sportive në shtetin turk.
Pos analizave sportive, herë pas here analistët po krijojnë atmosferë më argëtuese dhe relaksuese.
Së fundi, njëri prej tyre ka sjell në emision një mace, e cila u bë tejet e famshme pas përfundimit të shout televiziv.
Aq shumë u bë e njohur sa në një rast ka telefonuar në mes të emisionit presidenti i klubit të Galatasarayt, Burak Elmas, i ka kërkuar moderatorit, Ertem Sener ta trajtojë macen mirë pasi është një ndër simbolet e klubit të tyre.
Ndryshe, Galatasaray dhe Fenerbahçe do të takohen gjatë ditës së nesërme (e dile) në kuadër të kampionatit turk. /Telegrafi/