Site icon Telegrafi

Analistët: Mungesa në debate është mungesë e kulturës politike

Analistët thonë se qytetarët kanë harruar çfarë është debat politik dhe se debati si mjet demokratik nuk ka tanimë as në institucione as në parlament, pëtcjell Telegrafi Maqedoni.

Për ekspertët ikja nga debatet është ikje nga ballafaqimi dhe tregon mos posedim të argumenteve të vërteta, ndërsa për partitë që ikin nga debatet thonë se përmes spinave fitojnë atë që ju duhet – votat.

“Garishmëria ose frika nga debatet flet për kapacitet demokratike të partive, të cilat nëse i ballafaqojnë argumentet premtimet e tyre do të binin në ujë”, u shpreh analisti Todor Pendarovski.

“Ikja nga debatet me opozitën tregon kapacitetin e tyre demokratik që këto parti e kanë. Në vendet demokratike liderët e partive para se të ballafaqohen në zgjedhje ato dalin para publikut në debate dhe tribuna të ndryshme”, deklaroi Sefer Tahiri nga Instituti për studime të komunikimit./Telegrafi/

Exit mobile version