Site icon Telegrafi

Analistët: Mohimi i masakrës së Reçakut, e dhimbshme dhe skandaloze

Mohimi i masakrës së Reçakut nga ana e zyrtarëve shtetërorë serbë, sipas analistëve është e dhimbshme dhe skandaloze.

Analisti Imer Mushkolaj në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se është e dhimbshme që 20 vjet pas kësaj masakre të dëgjosh se kjo është fabrikim.

“Është e dhimbshme që 20 vjet pas asaj masakre të dëgjosh udhëheqësit e Serbisë duke mos e marr përgjegjësinë institucionale shtetërore për një krim të cilin e kanë kryer. Ky është një ndër shumë e shumë krime që kanë bërë, ndërkohë që karshi ndaj këtyre deklaratave ata që do të duhej të reagonin në këtë rast, ta zëmë BE-ja heshtin ose nuk reagojnë në mënyrën e duhur”, ka thënë Mushkolaj, përcjell Telegrafi.

Ai ka shtuar se shteti i Kosovë ka mundur të bëjë shumë më shumë në këtë aspekt.

Në anë tjetër analisti Ilir Mirena, ka thënë se si shoqëri kemi dështuar pasi nuk kemi arritur të argumentojmë asgjë.

“Kemi dështuar si shoqëri, sepse nuk kemi arritur të dokumentojmë asgjë. Për krejt masakrat në Kosovë, sa e di unë, janë të dënuar vetëm 40 veta, prej tyre 35 janë shqiptarë dhe vetëm 4 ose 5 janë serbë”, ka thënë Mirena.

Lexo po ashtu Sylejman Kllokoqi flet për masakrën e Reçakut: Një oficer serb ka thënë "jemi fajtorë që nuk i kemi larguar kufomat"

Ai ka shtuar se Serbia është një ofenesivë dhe në një pozicion më të mirë ndërkombëtar, prandaj edhe po bëjnë deklarata të tilla.

“Si shtet ne jemi komplet në defanzivë. Ne e dimë që prej 2015 kur është shfaqë gazi lotsjellës jemi në një ngërç politik dhe asgjë nuk ka lëvizur. Serbia e ka shfrytëzuar këtë ngërç tonin me propagandë të mirë kundër Kosovës”, ka thënë Mirena. /Telegrafi/

Exit mobile version